Historiku

Per nje kohe te gjate thuajse 50 vjecare,ne Shqiperi Artet Luftarake ishin rreptesisht te ndaluara. Ato studioheshine dhe praktikoheshin vetem nga forcat speciale dhe Akademia Ushtarake. Me renien e regjimit komunist filluan te vinin mjeshtrat e pare qe jetonin dhe punonin neper shtete te ndryshme perendimore. I pari mjeshter qe erdhi per sportin e Kick Boxing ishte nje patriot Shqiptar dhe quhet SELAJDIN SINANI i cili jeton ne Belgjike dhe me shum mall e dashuri per kombin tone ai dha nje ndihmese shume te madhe jo vetem ne perhapjen e Kick Boxing por edhe ne fushen e policies dha nje ndihmese shume te madhe. Nder nxenesit e pare ishin vellezrit Dritan dhe Taulant Demiri dhe Arbis Vjerdha. Ndersa dy vellezrit ju dedikuan me shume studimeve ne akademine ushtarake duke u bere dhe oficere te shkelqyer karriere,Arbisi ju dedikua totalisht sportit te Kick Boxing duke ushtruar ne shume shtete te Europes me trainere dhe sportista te elites boterore te sporteve te ringut dhe duke perfaqesuar dhe nderuar flamurin e kombit Shqiptar ne shume aktivitete nderkombetare. Ne vitin 1996 Arbis Vjerdha organizon takimin e pare te Kick Boxing ne qytetin e Shkoders midis Shqiperise dhe ish Jugosllavise.Ekipi Shqiptar perbehej pikerisht nga Dritan Demiri,Arbis Vjerdha dhe Taulant Demiri.Ekipi yne fitoi duke ndezur tifozat Shkodrane dhe duke nisur keshtu njohjen dhe perhapjen e sportit te Kick Boxing neper te gjithe territorin Shqiptar. Ne vitin 2000 perseri Arbis Vjerdha themelon Shoqaten Shqiptare e Kick-Thai Boxing. Per me shume se 10 vite Arbisi stervitet dhe zhvillon aktivitetin e tij sportiv si Amator dhe me pas si Profesionist duke arritur rezultate te shkelqyera si Kampion Boteror,Europian e fitues I shume turneve prestigjiose si profesionist. Ne vitin 2012 me kembenguljen disa vjecare te Arbisit,ai arrin te bashkoje pjesen me te madhe te ekipeve ne gjithe Shqiperine duke Themeluar FEDERATEN SHQIPTARE  KICK-THAI BOXING e njohur zyrtarisht si nga Ministria e Sportit,Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar dhe nga Gjykata e shtetit Shqiptar. Me dt 6 Korrik 2012 ne qytetin e Shkoders themelohet zyrtarisht Federata Shqiptare e Kick-Thai Boxing dhe President I saj zgjidhet z.Arbis VJERDHA ndersa Sekretar i pergjithshem Znj.Beta SOKOLI. Themelimi kesaj federate do ishte i veshtire pa ndihmen e specialistave,sportistave dhe njekohesisht miqve te ngushte Taulant Demiri,Rikard Lekaj,Elson Ivani,Festim Bedini dhe Gezim Vjerdha qe dhane nje ndihmese te madhe per krijimin e Federates dhe qe tani jane te gjithe anetare te bordit drejtues te Federates. Nje ndihmese te vecante dhe shume te rendesishme ka dhene  edhe  z.Orjol Mjolli i cili  ishte  dhe  Bodygardi  i  Ministrit  z.Aldo Bumci i cili me nderhyrjen e tij beri qe te pershpejtohet procedurat burokratike dhe dashakeqese qe pengonin prej vitesh themelimin e Federates se ketij sporti.